Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa panë nga afër përfundimin e punimeve që u kryen për pastrimin dhe veshjen me beton të një pjese të degës ujitëse të Lushnjes.
Punimet po bëhen në lagjen ‘18 Tetori’ dhe vendosja e sistemit ndriçues në rrugën ‘Sabri Kosturi’.
Balla takoi banorët e lagjes dhe njëri prej tyre tha se kur del Berisha në televizor donte ta thyente.
Balla i përgjigjet duke e ironizuar që Saliu nuk bën sa TV.
“Çthua!? Saliu nuk bën sa televizori. Nuk i hyn në punë askujt”, tha Balla.