Chelsea do të shitet me një shumë prej 5.2 miliardë paund te grupi i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronar i ekipit të bejsbollit LA Dodgers. Në një deklaratë Chelsea thotë se pronarët e rinj do të paguajnë 2.5 miliardë paund për aksionet e klubit.
Club Statement.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 7, 2022
Të ardhurat do të shkojnë në një llogari bankare “të ngrirë” për t’u dhuruar për bamirësi.
Sipas BBC, konsorciumi udhëhiqet nga Boehly, por Clearlake Capital, një firmë kaliforniane, do të zotëronte shumicën e aksioneve në Chelsea.
Investitorë të tjerë përfshijnë miliarderin amerikan Mark Walter, gjithashtu një bashkëpronar i LA Dodgers, dhe miliarderin zviceran Hansjoerg Wyss. Boehly ka një pasuri me vlerë neto prej 4.5 miliardë dollarësh, sipas Forbes.
Një zëdhënës i Abramovich tha se ai “mbetet i përkushtuar” për t’u siguruar që të ardhurat nga shitja “të shkojnë për kauza të mira”. Klubi u nxor në shitje përpara se pronari i saj Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij të dyshuara me presidentin rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës.