Tirana mposhti Partizanin 1-2 në ‘Elbasan Arena’. Ajo është matematikisht kampione e Superiores për sezonin 2021-2022.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përmes një postimi në Facebook ka uruar KF Tiranën për titullin e 26-të në kampionat.
“Urime Tirana!Të dashur miq,
Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur. Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare”, shkruan Duka.