Në disa qytete të vendit qytetarët kanë ndezur qirinj në ambientet e Komisariateve, në shenjë proteste pas vdekjes së 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës.
Qytetarët e Fierit kanë nisur të parët protestën për vetëvrasjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës.
Me moton “Stop vrasjes në komisariate” dhjetëra qytetarë të mbështetur nga përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit në Mirditë zhvilluan mbrëmjen e kësaj të shtunë një protest të heshtur duke ndezur qirinj para komisariatit të policisë.
Protestë e ngjashme u zhvillua edhe para komisariatit të policisë në Lezhë.
Qytetarët e Krujës, Devollit dhe Durrësit kanë nisur gjithashtu protestën për vetëvrasjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës.