Shoferi që shkaktoi aksidentin te “Rruga e Kavajës” pas shoqërimit në Komisariat i ëshë nënshtruar testit të drogës, ku ka rezultuar pozitiv.
Ajas Sulejmani përplasi te rruga e Kavajës dy prindërit dhe foshnjën e tyre, kjo e fundit jashtë rrezikut për jetën sipas burimeve.
Njoftim
Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:
Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.