-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Fierit shpall në alert 100 mjete me targa të huaja

Kryesoret

Polica e Fierit ka shpallur në kërkim 100 mjete me targa të huaja, të cilat ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga 100 mjetet që janë alert, 4 prej tyre janë gjobitur në Morinë, Vlorë dhe Tushemishtë.

Njoftim

Si rezultat, 100 automjete me targa të huaja janë shpallur alert nga Policia Rrugore e Fierit pasi janë kostatuar nga radarët automatikë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Policia Rrugore e Fierit i ka përcjellë të gjitha pikave të kalimit të kontrollit kufitar listën me targat e automjetetve me qëllim pengimin e tyre për të mos vijuar lëvizjen më tej pa mbaruar veprimet me Policinë Rrugore për shkeljen e konstatuar.

Pas “Njoftimit në Kufi” lidhur me 100 mjete të shpallura “Alert” për shpejtësi tej normave të lejuara, matur nga aparatura Radar ComLazer, në PKK Morinë, në Portin e Vlorës, në pikën e kalimit Kufitar Tushemishtë, janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 mjete, të cilat pas likujdimit të masave administrative, u lejuan të vazhdojnë udhëtimin.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi do përballen me radarë, policë rrugorë, e çdo shkelje e kryer nga ana e tyre do përkthet në masë administrative pas filmimeve të kryera nga mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion për të përmbushur detyrën, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit