Makina ‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’ aksidentoi çiftin dhe foshnjën 3-muajshe në zonë e “Pallatit me Shigjeta”. Sulejmanit i kishin hequr patentën rreth 3 javë më parë.
Burimet për policinë kanë treguar se shoferi, i cili u arrestua pak çaste më parë, ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi rreth 140 km për orë. Nga fotoja kuptohet se mjeti i cili kalon me të kuqe dhe përplas çiftin. Drejtuesi i mjetit ndalon pranë e më pas largohet. Pranë të plagosurve kanë mbërritur kalimtarët të cilët ndihmuan dhe lajmëruan ambulancën.
Deri më tani dihet se foshnja dhe bashkëshorti janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nëna është në gjendje më të rënduar.