Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden ka udhëtuar drejt Ukrainës ditën e sotme ku ka takuar homologen e saj atje.
Takimi mes Jill Biden dhe Olena Zelensky ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Uzhhorod, e cila shërben për strehim.
“Doja të vija në ditën e nënës, ne menduam se ishte e rëndësishme t’i tregonim popullit ukrainas se kjo luftë duhet të ndalet. Kjo luftë ka qenë brutale. Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”, tha Jill Biden.
Biden është parë teksa ka përqafuar Zelenskyn dhe i ka ofruar asaj një tufë me lule, për ti shprehur mbështetjen e saj në këtë kohë të vështira.