-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD, nga zgjedhjet për kryetar shkon në referendum më 22 maj

Kryesoret

Mesnatën e kaluar ka skaduar afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, të cilat janë thirrur nga Komisioni i Rithemelimit dhe do të mbahen më 22 maj.

I vetmi i regjistruar në këtë proces është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u zyrtarizua si kandidat të premtes pasi dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pas mbledhjes Këshillit Kombëtar.

Më herët, ishin disa demokratë që kishin shprehur ambiciet e tyre për të marrë pjesë në këtë garë, si Edvin Kulluri, Agron Shehaj apo edhe Fatbardh Kadilli. Megjithatë, në fund, askush prej tyre nuk mori guximin të dilte në garë kundër liderit historik të demokratëve.

Me anë të një status në Facebook, Kulluri renditi 6 arsyet pse vendosi të mos merrte pjesë në këtë proces. “Konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor është anti-statutor; 2) afati për “primare” prej 2 javësh është i njëjtë me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lënë kohë kandidatëve për të bërë fushatë; 3) Në këtë Komision ka anëtarë të njëjtë nga ata që vodhën vota për Lul Bravën duke e bërë këtë proces po aq të pabesueshëm; 4) Nuk ka sërish asnjë transparencë për listat e anëtarësi së PDSH; 5) Kandidatët nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit, sipas parimit të shokut Stalin “populli voton, votat i numërojmë ne”; 6) Zgjedhjet po mbahen ndërkohë që PD është e përçare më keq se 1 vit më parë”.

Në këtë situata, tashmë pritet që Sali Berisha të jetë i vetmi kandidat që do të shkojë në zgjedhje, të cilat sipas tij, do të shndërrohen në një referendum.

Berisha u shpreh të enjten se nëse ai do të shkonte i vetëm në zgjedhje, atëherë do të mbahej një referendum, në të cilin demokratët do t’i përgjigjeshin pyetjes, a do ta donin Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit