-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po hetohet për korrupsion, ish kancelari austriak: Nuk dua të rikthehem në politikë

Kryesoret

Në intervistën e tij të parë që nga pensionimi, ish-kancelari i Austrisë Sebastian Kurz tha se nuk po planifikon një rikthim në politikë.

“Unë e përjashtoj përgjithmonë një kthim [në politikë]”, tha ai për gazetën Kronen Zeitung.

Paraqitja e tij në një konferencë të partisë, më 14 maj, do të shërbejë vetëm për të mbështetur pasardhësin e tij, Karl Nehammer, tha Kurtz.

Politika e brendshme nuk luan më asnjë rol në jetën e tij, tha 35-vjeçari, duke shtuar megjithatë: “Unë ende ndjek zhvillimet gjeopolitike”.

Kurz dha dorëheqjen nga posti i kancelarit në vitin 2021 dhe më pas nga politika në përgjithësi. Kurz tani punon për miliarderin amerikan Peter Thiel në pozitën e strategut global. Ndërkohë, gjyqësori po e heton atë, ndër të tjera, me dyshimin se ka dhënë deklarata të rreme në një komision parlamentar që hetonte të ashtuquajturën “çështja Ibiza”, një skandal që përfshinte zyrtarë te lartë austriak në veprime të kundërligjshme si dhe korruptive.

Kurz tha se i pëlqen të jetë në udhëtime, kryesisht në Lindje të Mesme dhe SHBA./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit