Regjimenti Azov akuzon autoritetet ukrainase për sabotim të përgatitjeve për mbrojtjen e Mariupol-it.
Ilya Samoylenko, oficer i departamentit të inteligjencës të regjimentit Azov, e deklaroi këtë në një konferencë shtypi.
Sipas Samoylenko-s, kapja e Mariupol-it vazhdon prej dy muajsh e gjysmë dhe ky është një rrethim që “nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori”.
“Me kaq shumë viktima midis ushtarëve dhe viktima midis civilëve. 25 mijë civilë u vranë nga ushtria ruse’, zbuloi oficeri i Azov-it.
Samoylenko theksoi se detyra ushtarake dhe morale e tyre është mbrojtja e vendit.
Por qeveria, tha ai, nuk arriti të organizonte mbrojtjen e Mariupolit.
“Qeveria jonë nuk arriti të mbronte Mariupol-in, nuk arriti të përgatiste mbrojtjen e tij”, shtoi oficeri ukrainas.
Ai thekson se shumë luftëtarë Azov dhanë jetën për qytetin, për vendin, për popullin e Ukrainës.
Kujtojmë se, regjimenti Azov është formimi i Gardës Kombëtare të Ukrainës, e cila është pjesë e Shoqatës Operacionale-Territoriale Lindore.
Luftëtarët Azov janë përfshirë në mbrojtjen e Mariupol-it që në ditët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.