Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy tifozë pas incidenteve të ndodhura një ditë më parë në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.
Tirana fitoi në këtë ndeshje me rezultatin 2-1, duke u shpallur edhe kampione për herë të 26 në Shqipëri, ndërsa pas përfundimit të takimit pati përplasje mes dy tifozërive.
Tifozët shkatërruan stolat e stadiumit në tribunat ku ishin vendosur. Për këto ngjarje policia e Elbasanit njofton se janë vënë në pranga Erald Vata dhe Eraldo Dushku.