-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skema” vë në pranga 38-vjeçarin, i dënuar me 4 vite burg

Kryesoret

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në sajë të operacionit “Skema” nga policia e Tiranës pasi është dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

“Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skema”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sotiraq Beçi (Beci), 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit