N/kryetari i grupit të PD-së, Ervin Salianji shprehet se mbledhja e grupit që thirri sot Enkelejd Alibeaj dështoi për herë të dytë, pasi nuk u plotësua kuorumi për marrjen e vendimeve. Sot ftesës së Alibeajt iu përgjigjën vetëm 21 deputetë nga 52 në total që ka PD-ja.
“I keqardhur qê mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!
Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!
63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës” tha ai.