-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apel për banorët e Durrësit, IKMT shpërthim të kontrolluar tritoli

Kryesoret

Një njoftimi i rëndësishëm iu ka ardhur banorëve që jetojnë në lagjen 13 në Durrës, ku u kërkohet që ditën e martë gjatë orës  12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.

IKMT ka njoftuar për një shpërthim të kontrolluar në zonën e plazhit. Sipas njoftimit është mësuar se shpërthimi do ti bëhet një pallati 6 katesh, i cili rezulton i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Njoftimi i IKMT-së:

Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC,  në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit