-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Azilkërkuesit nga Ballkani në BE, Kosova e parafundit

Kryesoret

Kosova sot feston Ditën e Evropës. 9 maji është festë zyrtare në vendin i cili ende përballet me regjim vizash nga vetë Bashkimi Evropian.

Në anën tjetër, pavarësisht se vendi ka plotësuar dyfishin e kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian, në mënyrë që të hiqet regjim i vizave për Zonën Schengen, edhe më tej Kosova mbetet shteti i vetëm i izoluar.

Paralelisht, edhe numri i azilkërkuesve kosovarë në vendet e BE-së mbetet më i ulëti, pas atyre të Malit të Zi, dhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë më shumë se një dekadë që kanë fituar lëvizjen e lirë.

RTKlive ka pyetur në Eurostat, Agjencinë e Statistikave të Bashkimit Evropian, me seli në Luksemburg, për të kuptuar numrin e azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Në vitin 2021, në 27 vendet anëtare të BE-së,  nga mali i Zi, azil kanë kërkuar vetëm 420 persona. Ky është vendi në Ballkanin perëndimor i cili ka edhe numrin më të ulët të azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Ndërkohë, nga Kosova kanë kërkuar azil në vendet BE-së, 2.340 persona. Numri më i lartë është shënuar në Gjermani, pastaj në Francë, Itali, Belgjikë e Austri.

Pas Kosovës, radhitet Bosnja e Hercegovina, ku 2.690 shtetas të saj, kanë kërkuar azil në 27 vendet e BE-së, gjatë vitit 2021.

Pastaj radhitet  Serbia, ku 3.370 persona  nga ky vend,  kanë kërkuar azil në vendet e  BE-së përgjatë vitit 2021.  

E Shqipëria është shteti me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së, ku sipas Eurostatit, gjatë vitit 2021, në 27 vendet anëtare, azil kanë kërkuar 13.210 shtetas shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit