-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden lehtëson përshpejtimin e dërgesave të armëve drejt Ukrainës

Kryesoret

Presidenti Joe Biden ka lehtësuar përshpejtimin e dërgesave të armëve amerikane në Ukrainë përmes një ligji të bazuar në një akt të Luftës së Dytë Botërore.

Ai ndihmoi aleatët amerikanë të mposhtnin Gjermaninë naziste.

Presidenti amerikan e nënshkroi Lend-Lease Act në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Washington, duke thënë se SHBA-të mbështesin “luftën e ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre dhe demokracinë kundër luftës brutale të Putin-it”.

Sakaq, presidenti vuri në dukje se ai po nënshkruante aktin një ditë pasi SHBA-të dhe Evropa Perëndimore shënuan Ditën e Fitores së Evropës dhe humbjen e Gjermanisë së Adolf Hitler-it në vitin 1945.

Gjithashtu ka ravijëzuar se e hëna shënoi përvjetorin e 9 majit, Ditën e Evropës, e cila feston themelimin e Bashkimit Evropian në vitin 1950 dhe krijimin e një “fuqie ekonomike” dhe “forcë globale për paqen”.

Lidhur me aktin origjinal, ai u miratua në mars 1941 kur SHBA-të ishin ende neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, si një mënyrë për presidentin Franklin D. Roosevelt për të dërguar armatime dhe furnizime të tjera në Britani.

Këtë, teksa vendi përballej me Gjermaninë naziste.

Ndërkohë, lëvizjen e ka përshëndetur presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit