Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka publikuar një video mesazh me rastin e 9 Majit, në Ditën e Fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë Naziste, në Luftën e Dytë Botërore duke thënë se vendi i tij do ta fitojë luftën me Rusinë.
President of #Ukraine @ZelenskyyUa: “We won then. We will win now, too! And Khreshchatyk will see the parade of victory – the victory of Ukraine. Glory to Ukraine!” pic.twitter.com/339L7s6Faz
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) May 9, 2022
“Ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë por nuk, ka dyshim se ne do të fitojmë”, ka thënë Zelenski.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shpreh në Ditën e Fitores se aleanca ushtarake e NATO-s, ku Ukraina ka shprehur ambicie për t’u anëtarësuar, është “kërcënim i dukshëm” për Rusinë.
“Operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë – siç e cilëson Putin pushtimin e fqinjit – ka qenë një “veprim i nevojshëm” dhe “në kohë”, tha udhëheqësi rus.
“Në Kiev kanë thënë se mund të sigurojnë armë bërthamore dhe NATO-ja ka filluar t’i eksplorojë tokat afër nesh.