-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gara për kreun e PD, zyrtarizohen dy kandidaturat

Kryesoret

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka zyrtarizuar dy kandidatët që do të garojnë për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 majit.

Sali Berisha do të ketë tashmë një kundërshtar. Mësohet se kërkesa e Ibsen Elezit është pranuar dhe ai do të jetë kandidati që do të tentojë të sfidojë ish-kryeministrin Berisha më 22 maj.

“Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

1. Z. Sali Berisha

2. Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00”, thuhet në njoftimin e PD.

Sali Berisha dorëzoi të premten dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa pas tij paraqiti kërkesën edhe Ibsen Elezi, i cili në të kaluarën ka qenë kryetar i PD në Kukës. Elezi ka tentuar të rivalizojë edhe Lulzim Bashën, por kandidatura e tij nuk u pranua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit