Kosova dhe Izraeli sot në Jerusalem kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi.
Nënshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.
MPJD-ja përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.
Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha, si bashkëprodhim i filmave dhe shumë të tjera që do të vijnë.