-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD akuzon qeverinë për mungese transparence, Braçe: Më vjen keq qe Butrinti ka nisur të kafshohet

Kryesoret

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është shqyrtuar edhe projektligji për marrëveshjen e administrimit të Butrintit.

Seanca ka nisur me debate të forta mes kryetarit të Komisionit Eduart Shalsi dhe deputetit të PD Edomod Spaho.

Deputeti i PD-së ka akuzuar qeverinë se nuk është transparente mbi çështjen e Butrinit.

Spaho pretendon se ka konflikt interesi pasi ADF-ja ka lobuar për ndryshimin e ligjit, por Mata mendon ndryshe. Në fjalën e tij, bashkëthemeluesi i fondacionit tha se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe me ligje të tjera, por me qëllim krijimin e një infrastrukturë të vlefshme ligjore.

 Nga ana tjetër ministrja e kulturës, Elva Margaritari u shpreh se mbetet shteti që e drejton menaxhimin e Butrinitit.

“Fondacioni do t’i nënshtrohet ligjit dhe të gjithë kuadrave ligjorë për marrjen e lejes. Nuk është një entitet që u largohet kuadrave ligjorë, por përgjigjet si çdo subject tjetër pranë ministrisë. Duhet të marrë të gjithë licencat. Ministria mund të themelojë subjekte juridike. Në zbatim të ligjit, kemi miratuar vendimin.“u shpreh Margaritari.

Ato që kanë marrë vëmendje kanë qënë deklaratat e Erion Braçes, i cili mes të tjerash tha se i “vinte keq” që Parku ka nisur të kafshohet.

“Akuzat se Butrinti po jepet falas, vijnë në kuadër të propagandës dhe interesave politikë. Nuk kemi të bëjmë me koncesion, ndonëse edhe ky term nuk do të duhet të përdoret me konotacion negativ. Kemi rastin e Aeroportit, ku Fondi Amerikan ishte pjesë, ishim ne që e bëmë atë koncesion dhe ju shkuat e duartrokitët. Fondacioni nuk është privat, por publik, i krijuar nga vendi ynë dhe SHBA-të. Kemi ne interes? Po kemi që pasuria atje të zbulohet plotësisht! Interesi tjetër i madh është që ai sit të vlejë nga pikëpamja ekonomike për zonën por edhe për Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme që kësaj marrëveshjeje t’i shkojmë deri në fund, dhe kontrollit po ashtu. Shqetësimi im është që ky sit të ketë vlerë duhet ruajtur zona e mbrojtur. Mua më vjen keq që Parku ka nisur të kafshohet…”, tha Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit