-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Skandali i ri i qeverisë

Kryesoret

N/kryetari i grupit të PD-së, deputeti demokrat, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë për rrugën Korçë-Ersekë që mori një tjetër fond për rrugën që ende nuk ka përfunduar prej 9 vjetësh.

“Dje në media është publikuar një investigim për të cilin unë kam çuar shkresa nëpër institucione dhe si deputet i qarkut të Korçës më duhet ta ndjek, rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar.

Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend.

Ne dhe opozita duhet ta kemi fokusin te këto dhe vëmendja e publikut duhet të jetë te skandalet qeveritare, te paratë të cilat po u merren qytetarëve shqiptarë në mënyrë të dhunshme, qoftë nga rritja e çmimeve që qeveria përfiton taksa, qoftë nga rritja e çmimeve të energjisë për biznesin, qoftë nga rritja e çmimeve të gazit dhe të naftës dhe të çfarëdolloj tjetër produkti.

Këto janë skandale që do ti ndjekim, unë i kam çuar shkresa institucioneve për këtë rast por edhe për rrugën tjetër Qukës- Qafë Plloçë e cila po ashtu prej 9 vitesh nuk dihet kur do përfundojë, por vetëm janë kthyer gropa thithëse për paratë. Ne do të çojmë para institucioneve të drejtësisë të gjithë personat përgjegjës që të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e parave publike”, deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit