Një 35-vjeçar, shofer autobusi, është vënë në pranga nga policia në Ersekë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A.B. Vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit.
“U bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”, njofton policia.