Me vetëm 21 deputetë të pranishëm pa pasur mundësi për vendimmarrje për qëndrimin për cështjen e Presidentit për shkak të mungesës së kuorumit, Ferdinand Xhaferaj ka dalë i pari nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së që po zhvillohet që prej orës 14:00.
Pasi ka dalë nga mbledhja, Xhaferaj ka bërë me dije për mediat e pranishme se është rënë dakord që opozita mos të bëhet fasadë për të legjitimuar procesin që ka nisur kryeministri Edi Rama.
Deputeti tjetër Dashnor Sula, referuar mungesës së kuorumit ka vlerësuar deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje.
“Një respekt maksimal për këtë grup që merr pjesë këtu edhe pse janë nën presion”, tha ai. Deputeti Ervin Salianji që refuzo të ishte pjesë, tha se mbledhja për herë të dytë radhazi.