-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Kam folur me ekspertë, plani i Butrintit vetëm për xhepat e qeverisë

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ngritur zërin në foltoren e Kuvendit për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrinit, ku sipas saj askush nuk po mendon për menaxhimin e parkut.

Zhupa është shprehur se gjatë takimeve të saj me arkeologët dhe ekspertët, ata i kanë thënë se i gjithë projekti është për përfitime vetjake.

“Këtë javë kam pasur mundësinë që të bisedoja me disa nga ekspertët dhe arkeologët më të mirët në vend për koncesionin e Butrintit. Po ashtu kanë biseduar me banorët, të cilët janë të shqetësuar. Kush ka pasur mundësi të shikojë planin e koncesionit po ashtu edhe planin e biznesit do të kuptojë që ky plan është vetëm për përfitime financiar vetjakë. Arkeologët janë shprehur se kjo është shqetësuese pasi askush nuk mendon për planin menaxhues të Butrintit. Ministrja e Kulturës është një një nga anëtarët e bordit menaxhues të këtij projekti, e cila ka dhe një votë,” ka thënë ajo teksa shtoi se në komisionin e ngritur për Butrintin nuk ka parë asnjë dokument nga UNESCO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit