Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që udhëhiqet nga Sali Berisha u ka drejtuar një letër, dy institucioneve të drejtësisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që drejtohet nga Artur Metani dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtuar nga Pamela Qirko, që fut prokurorët dhe gjyqtarët në rivlerësim (vettingu).
Ish-kryeministri kërkon pezullimin nga detyra dhe më pas shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Blerina Muça me argumentin se ka kryer shkelje me vendimin për të pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt për cështjen e vulës dhe logos së PD-së.
Shkalla e parë vendosi që të njihte Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës si organin drejtues të PD-së, por Enkelejd Alibeaj e ankimoi. Sali Berisha pretendon se gjyqtarja ka kryer shkelje duke pranuar ankimimin e një personi që nuk është palë në proces.
Letrat dërguar ILD-së dhe KPK-së