-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bjellorusia njofton “kontroll” të papritur të trupave, për shkak të NATO-s

Kryesoret

Faza e dytë e një “kontrolli” të papritur të trupave filloi në Bjellorusi.

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes e quajti testin “një përgjigje adekuate ndaj stërvitjeve të NATO-s”.

Fillimi i fazës së dytë të testimit të forcave të reagimit u njoftua nga ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin.

“Kjo është një përgjigje e përshtatshme ndaj stërvitjeve që po zhvillohen në territorin e vendeve të NATO-s që nga 1 maji me emrin ‘Mbrojtësi i Evropës’. Ne shohim çdo lëvizje të tyre ne shohim se cilat grupe taktike batalioni janë të përfshirë”, shtoi zyrtari vendas.

Sipas tij, autoritetet kuptojnë disa kërcënime që mund të burojnë prej tyre, për të reaguar në mënyrë adekuate.

Më herët, u raportua se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko foli për kërcënimin e Rusisë duke përdorur armë bërthamore kundër Ukrainës.

Lukashenko u shpreh gjithashtu se i ashtuquajturi “operacion special” në Rusi në Ukrainë “u zvarrit”.

“Unë nuk jam aq i thelluar në këtë çështje për të thënë nëse po shkon sipas planit, siç thonë rusët, apo ashtu si ndihem unë. Dua të theksoj përsëri, ndjej se ky ‘operacion’ është zvarritur”, theksoi ai.

Une nuk jam aq i thelluar ne kete ceshtje, per te thene nwse po shkon sipas planit sic thone ruset.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit