-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bungo letër të hapur Ramës, kërkon përkujdesje të veçantë për Dizdarin

Kryesoret

Regjisori Leka Bungo i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama për të siguruar një përkujdesje dhe mjekim të specializuar për kompozitorin Limos Dizdari.

Ai është shprehur se një kërkesë e tillë nuk vjen vetëm në emrin e tij, por që padyshim arti i Dizdarit është tejet i veçantë për vendin tonë.

Letra e Plotë:

Letër për Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë! Ju lutem të merrni në konsiderate kërkesën e cila pa dyshim nuk është vetëm e imja, për t’ u kujdesur, sikurse keni vepruar edhe në ndonjë rast tjetër të veçante, për mjekimin e kompozitorit dhe artistit të shquar Limoz Dizdari, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënde. Ju lutem për një përkujdesje të veçantë dhe për një mjekim më të specializuar. Në radhë të parë është njeri dhe se kontributi i tij për artin dhe popullin e tij është i veçantë. Mbetem me shpresë në dashamirësinë tuaj.

Artisti i Merituar Limos Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë është shtruar në spital. Gjendja e tij paraqitet e rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit