-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetit i “ikën” truri: 30 mijë lekë 1 kg qershi, çfarë bëhet këtu?!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në një postim në Facebook shprehet se kjo qeveri i ka detyruar shqiptarët që të luftojnë për bukën e gojës. Ai merr dy shembuj për të treguar sipas tij se Partia Socialiste po ua bën ëndërr shqiptarëve konsumin e qershisë dhe bamjeve. Sula thotë se sot në treg 1 kg qershi kushton 30 mijë lekë të vjetër dhe 1 kg bamje 12 mijë lekë të vjetër.

“Lufta për bukën e gojës! Ndërsa ministrat vijojnë shpenzimet e buxhetit të shtetit për luksin nëpër zyra, qytetarët shqiptarët e kanë çdo ditë e më të vështirë të sigurojnë bukën e gojës. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore nuk po njeh ndalje.

Ndërkohë që kjo maxhorancë as e ka në planet e saja për ti ardhur në ndihmë njerëzve të saj. Sigurisht po të paguash 17 milionë euro për afro 12 km ose vetem për 9% të punimeve, nuk do mbesin para për të ndihmuar qytetarët.

Sipas INSTAT krahasuar me muajin Prill 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %,

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithra” me 16,7 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata

dhe mbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4 USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të ndjeshme nga viti 2020.

● Marrëzia nuk ka fund. Sot në tezgat që shiten fruta e perime, 1 kg qershi kushton 30 mijë lek të vjetër. Ndërsa 1 kg bamje kushton 12 mijë lek të vjetër. Partia Socialiste po ua bën ëndërr shqiptarëve konsumin e qershisë dhe bamjeve.

Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburanteve në prill u rit me mbi 22 për qind. Kjo rritje përveç efekteve negative tek përdoruesit ndikon gjerësisht tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit