-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet shqiptarja që i çoi letrën Macronit: Hiq vizat për Kosovën

Kryesoret

Integrimi evropian i Kosovës është përgjegjësi e qytetarëve por duhet të ndodhë edhe prej qytetarëve, u shpreh Bardha Tahiri, eksperte e integrimit evropian nga Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile.

“Integrimi evropian është përgjegjësi e institucioneve kur flitet në aspektin teknik, por integrimi evropian duhet të ndodhë prej qytetarëve. Në momentin kur miratohet një ligj i caktuar, është përgjegjësi e qytetarëve që ta respektojnë atë.

Edhe procesi i integrimit evropianë është diçka që duhet të ndodhë gradualisht, prej qytetarëve e deri te institucionet. Integrimi evropian është i Kosovës, nuk është i Qeverisë, prandaj secili prej nesh duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe të ngrehim zërin për një ligj të caktuar”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka shtuar se përmes letrës që ia kanë dërguar Macronit, kanë dashur që të tregojnë që pjesa teknike e liberalizimit të vizave është përmbushur dhe se çështja ka mbetur vetëm politike tani.

“Kemi dashur që përmes letrës të tregojmë që liberalizimi i vizave ka qenë teknike, pjesa teknike ka përfunduar, janë përmbushur kriteret. Tash mbet deri te vendimi i Këshillit të BE-së ku aty duhet të merret vendimi final për liberalizimin e vizave. Kosova deri tash ka dëshmuar se është shumë pro-evropiane.

Si shoqëri jemi shumë proevropiane. Ka katër vite që është marrë drita jeshile që gjithçka ka përfunduar në aspektin teknik, por tash ka mbetur vetëm pjesa politike”, është shprehur Tahiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit