Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin u shpreh se është shumë me rëndësi që të liberalizohen vizat për Kosovën.
Sarrazin duke folur gjatë një forumi në Serbi, tha se BE-ja nuk mund të ketë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësisë së madhe pasi nënvizon kredibilitetin e BE-së Nuk duhet humbur këtë mundësi.
BE-ja nuk mund të arrijë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit”, ka thënë Sarrazin, që ka bërë thirrje edhe të hapen negociatat për anëtarësim në BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.