Skepticizmi mori fund. Holanda tashmë është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por për momentin është vetoja bullgare për Shkupin, që bllokon edhe Tiranën.
Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos u shpreh sot se mbështet hapjen e negociatave.
“Ne e dimë se si funksionon ecuria drejt Bashkimit Europian dhe çdo vend ka rrugën e vet. Në këtë rast diskutimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një diskutim politik.
Dhe më lejoni të jem i qartë që shteti i Holandës është që negociatat si me Shqipërinë si me Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur” tha ai.
Ai tha se Shqipëria ka bërë progres me reformën në drejtësi, por e vlerësoi të nxituar nismën për legalizimin e kanabisit.
“Është një hap që mund të sjellë rreziqet e veta. Për këtë arsye ne si BE jemi në kontakt me qeverinë shqiptare, që kjo gjë të realizohet më së miri” tha ai.