-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për Butrintin, Dule: Qeveria “kafshoi” manastirin për resort

Kryesoret

Çështja e menaxhimit të Butrintit sot ka “zbritur” te Komisioni për Politikën e Jashtme për dhënie mendimi. Deputetët e opozitës, që e kanë kundërshtuar hapur këtë nismë të qeverisë, thanë se sot për herë të parë pas dy javësh debate kanë marrë marrëveshjen.

E ndërsa i tremben asaj që do të ndodhë brenda këtij parku, deputeti Vangjel Dule tha se qeveria e ka shkelur tashmë ligjin duke dhënë një pjesë të sipërfaqes së parkut për resort.

Kemi edhe një vendim të KM që një pjesë e sipërfaqes së ish-parkut kombëtar të Butrintit, pronë e manastirit ortodoks të Shën Gjergjit, është dhënë për ndërtimin e një resorti, që mban edhe emrin Manastir.

Ju keni vendosur dorë me vendimet e KM në mënyrën më abuzive dhe skandaloze në hapësirën e parkut të Butrintit. Prona e një komuniteti fetar, edhe e hiqni nga hapësira e mbrojtur.

Uroj që këto të jenë vetëm disa aspekte që unë kam konstatuar për shkak të interesit tim dhe të mos ketë të tjera në kuadrin e administrimit të ri që po i kushtojmë Butrintit” tha ai.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e rrëzoi pretendimin e Dules. “Manastiri është jashtë zonave të mbrojtura dhe nuk është pjesë e Butrintit, parkut, por për informacion, parku i Butrintit ka një shtrirje më të gjerë se prona që është e njohur si pasuri botërore e UNESCO. Për atë që pyetët, është përtej zonës” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit