-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për Butrintin, Majko: Këtu jam kundër qeverisë! Batuta e Kodhelit acaron PD-në

Kryesoret

Debati për Butrintin vazhdon në komisionet parlamentare. Sot drafti ishte për diskutim në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku opozita këmbënguli duke qëndruar kundër projektit për mënyrën e menaxhimit nga Fondi Shqiptaro-Amerikan. Ish-kryeministri Pandeli Majko tha se është dakord me projektin e ri, por kishte një vërejtje për qeverinë.

Ne e kemi mbrojtur, tani do të kalojmë në fazën e dytë menaxhimin për ta kthyer në “brand” ndërkombëtar. Në këtë kuadër menaxhimi i zonës “A3” për ta kthyer në “brand” është gjetje e goditur. Ajo që ngatërrohet është se kjo marrëveshje nuk bëhet për të gjithë parkun ekzistues.

Flitet për zonën A3 dhe nuk ka të bëjë me hotele. Ajo që nuk jam dakord unë me qeverinë, është që në kohën që diskutojmë në këtë, dy muaj përpara se të na vinte këtu, ndryshoni kufijtë. Mund ta bënit më pas. Pasi të kalonte kjo. Nuk mund t’ja vinit këtë peshë ju marrëveshjes me Fondin Shqiptaro-Amerikan” tha ai.

Ministrja Elva Margariti tha se kjo nuk ka lidhje me projektin e ri. “Sigurisht që nuk ka lidhje, por duhet të dilnit ju dhe të thonit që nuk ka lidhje” i tha Majko.

Në komision nuk munguan batutat. “Dyshimet se mos na bën diçka Fondi Shqiptaro-Amerikan janë të tepërta” tha Majko duke iu drejtuar të PD-së, ndërsa Kodheli ia priti me batutë, “e sigurt që nuk e lëviz nga vendi (Butrinti)?” duke shkaktuar acarimin e opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit