-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i shefes se diplomacisë së Kosovës: Lufta ruso-ukrainase mund të përhapet në Ballkan

Kryesoret

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund ta inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës. Kështu deklaroi Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz për ‘The Jerusalem Post’ të martën teksa përfundoi udhëtimin e saj tre-ditor në Izrael. Në këtë vizitë ajo iu kërkoi zyrtarëve të saj të përdorin ndikim për të ndihmuar në neutralizimin e situatës. “Shtete si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit (Ballkanit)”, tha Gervalla-Schwartz teksa ishte ulur në hollin e hotelit Waldorf Astoria në Jerusalem, pranë flamujve nga të dy vendet.

“Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e ardhshme e nxehtë,” tha ajo. Gervalla-Schwartz është zyrtarja kosovare e nivelit më të lartë që viziton Izraelin që kur të dy vendet vendosën lidhje zyrtare në vitin 2020, si pjesë e një marrëveshjeje më të madhe të ndërmjetësuar nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilën Prishtina u bë një nga vendet e pakta për të hapur një ambasadë në Jerusalem.

Kjo është vizita e parë zyrtare shtetërore e Kosovës, që nga ajo kohë. Gërvalla-Schwartz ajo është zyrtarja e tretë kosovare që viziton në dy vitet e fundit, duke ndjekur hapat e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës dhe ministrit të Brendshëm.

Me vendosjen e lidhjeve formale, Kosova jo vetëm që fitoi një aleat shtesë diplomatik, por çimentoi një miqësi të gjatë me popullin hebre si në Izrael ashtu edhe në diasporë, shpjegoi Gërvalla-Schwartz. “Është një njohje shumë e veçantë për vendin tonë”, tha ajo. Populli hebre ndërkombëtarisht, duke përfshirë grupet e tyre joqeveritare, ndihmuan refugjatët kosovarë si gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999.

“Ne jemi të lumtur dhe mirënjohës që kemi marrëdhënie diplomatike me Izraelin, por bashkëpunimi ynë me komunitetin hebre në mbarë botën ka qenë i shkëlqyer,” tha Gërvalla-Schwartz. Kosova, e cila u shkëput nga Serbia një dekadë pas betejës së saj me të, duke shpallur pavarësinë në vitin 2008, e sheh veten si një komb i ri, si Izraeli, i cili e di se çfarë çmimi të lartë mund të ushtrojë urrejtja etnike.

“Komuniteti hebre e kuptoi shumë mirë se çfarë po ndodhte në vitet 1990 në Kosovë,” tha ajo, duke folur për vendin e saj, i cili përbëhet kryesisht nga shqiptarë etnikë të besimit mysliman.

“Që nga fillimi, Kosova ka treguar solidaritet dhe admirim për luftën e guximshme të ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre. Ne nuk kemi iluzione për atë që Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të arrijë në Ukrainë. Ju mund të shihni disa ngjashmëri midis mënyrës se si Rusia po vepron në Ukrainë dhe si po vepron Serbia në rajonin tonë,” tha ajo. Kjo luftë ka dhënë mesazhin se “kufijtë dhe problemet etnike” janë sërish në agjendë, pohoi zyrtarja. “Në Ballkan të flasësh për kufij dhe ndryshim kufijsh ka qenë gjithmonë çështje lufte”, tha Gërvalla-Schwarz. Serbia ka lidhje të ngushta, duke përfshirë ato ushtarake, me Rusinë, shtoi ajo.
Bashkimi Evropian ka një rol për të luajtur këtu, tha zyrtarja kosovare, për të ndihmuar në zmbrapsjen e ndikimit rus në rajon, duke shfrytëzuar procesin tashmë që po zhvillohet për të sjellë vendet e Ballkanit në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit