Mbrëmjen e kësaj të marte, do të zhvillohet Eurovision 2022 në shtetin fqinj, Italinë.
Hapja e natës së parë do të bëhet nga Ronela Hajati, e cila do performojë këngën “Sekret”.
Por në fund të natës do t’i duhen vota për ta kualifikuar në finale. Ka qenë vetë Ronela, e cila ka shkruar në Instagram: “Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”.