-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thaçi flet në Hagë: Deklarohem i pafajshëm, akuzat të pakuptueshme

Kryesoret

Në Hagë ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Seanca ka filluar me prezantimin e palës mbrojtëse, si dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është duke e ndjekur këtë konferencë përmes lidhjes direkte.

Gjykatësi Nicolas Guillou, ka pyetur ish-presidentin nëse e ka pranuar aktakuzën e ndryshuar me akuzat e reja dhe të konfirmuar, Thaçi është shprehur se po.

Pastaj gjykatësi ka pyetur sërish Thaçin nëse e i ka kuptuar akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk i ka kuptuar sepse s’ka mundur t’i lexoj për shkak të redaktuarave të shumta, derisa shton se është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të.

“Nuk i kam kuptuar për arsye se s’kam pasur mundësi t’i lexoj sepse kanë qenë shumë të redaktuara. Deklarohem i pafajshëm edhe pse ende nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar”, ka thënë Thaçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit