5.pyetjet.al ka mësuar listën e 13 personave që synojnë postin e Avokatit të Popullit.
Pak ditë më parë, Rama iu drejtua opozitës duke i kërkuar emrat për Avokatin e Popullit. Zgjedhja e Avokatit të Popullit është një traditë e heshtur parlamentare, ku është lënë që Avokati i Popullit të zgjidhet nga opozita.
Në këtë listë është edhe emrin e Erinda Ballancës, e cila është aktualisht në krye të këtij institucioni dhe kërkon një tjetër mandat. Po ashtu, bie në sy emri i Bledar Dervishajt, këshilltari ligjor i Presidentit Meta.
- Jordan Daci
- Evis Fico
- Erinda Ballanca
- Bledar Dervishaj
- Ahmet Premçi
- Endri Papajorgji
- Brikena Kasmi
- Boriana Nikolla
- Altin Goxhaj
- Ermir Kapedani
- Olta Aliaj
- Jorida Rustemi
- Drita Avdyli