-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Breshëri automatiku ndaj vëllezërve Berisha, detaje nga ngjarja e Kaçanikut

Kryesoret

Një 30-vjeçar u konfirmuar i vrarë me armë zjarri rreth orës 14:00 të së martës në rrugën Ferizaj-Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se në rast janë përfshirë dy persona. 30-vjeçari, Hasan Berisha që u vra të martën në Kaçanik jetonte jashtë vendit, ndërsa të premten kishte ardhur për pushime në Kosovë. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij, 32-vjeçari K.Berisha.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se motivet e vrasjes së rëndë që ndodhi në Kaçanik nuk dihen ende, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

Sipas njoftimit për media, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa, personi tjetër i përfshirë në incident i cili ka mbetur i plagosur, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit