38-vjeçarja Elira Varfi u vu në pranga këtë në pikën kufitare të Kakavijës teksa ishte duke udhëtuar me autobus në drejtim të Greqisë.
Policia bëri të ditur se arriti të zbulojë 8 pako me heroinë dhe 2 pako me kokainë. Ndërkohë është mësuar se e reja e bënte shpesh këtë itinerar, e kjo nxiti dyshimet e autoritete.
Efektivët në pikën doganore vendosën të ushtronin kontroll në autobusin me të cilën po udhëtonte Varfi. Pas kontrolleve, gruas iu gjet një sasi prej 4 kg e 160 gramësh heroinë dhe 780 gramë kokainë.
Ajo e kishte fshehur drogën në trup, ku e kishte mbështjellë me çorape, për t’u mos u zbuluar.