-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina paralajmëron anijen luftarake amerikane, kaloi tranzit në ngushticën e Tajvanit

Kryesoret

Ushtria e Kinës të mërkurën e 11 majit ka raportuar se kishte monitoruar dhe paralajmëruar një luftanije amerikane që kishte lundruar përmes ngushticës së ndjeshme të Tajvanit –  mision që ndodhi menjëherë pasi Kina kreu stërvitjet pranë ishullit.

Flota e 7-të e Marinës së SHBA-ve tha se kryqëzori me raketa të drejtuara “USS Port Royal” kreu një tranzit “rutinë” në ngushticën e Tajvanit përmes ujërave ndërkombëtare “në përputhje me ligjin ndërkombëtar” të martën, misioni i dytë i tillë në dy javë.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer udhëtime të tilla rreth një herë në muaj, duke zemëruar Kinën, e cila i sheh ato si një shenjë mbështetjeje për Tajvanin, ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike që Pekini e sheh si territor kinez.

Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në një deklaratë tha se forcat e saj e kishin monitoruar anijen gjatë gjithë kohës dhe e “paralajmëruan” atë.

“Shtetet e Bashkuara shpesh organizojnë drama të tilla dhe provokojnë telashe, duke dërguar sinjale të gabuara për forcat e pavarësisë së Tajvanit dhe duke intensifikuar qëllimisht tensionet nëpër ngushticën e Tajvanit”, shtoi ai.

“Trupat e Teatrit ruajnë gatishmërinë e lartë në çdo kohë, kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha kërcënimet e provokimet dhe mbrojnë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit