-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta kundër drogës”, Duma: Keni dështuar të gjithë

Kryesoret

Gjatë Këshillit Kombëtar të Integrimit të Shqipërisë në BE, deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur shqetësimin e saj ndaj luftës kundër drogës në vend.

Sipas saj një shqetësim i madh është edhe fakti që të miturit janë të ekspozuar ndaj drogërave edhe në ambientet e shkollave.

“Keni dështuar të gjithë. Sa i përket progres raporteve, disa prej nesh kanë përvojë me leximin e tyre. Unë jam e kënaqur që një nga kolegët e mazhorancës e ç’tensionoi këtë situatë dhe tha madje t’i tregojmë fëmijëve tanë që kemi arritur suksese. Unë e di që brezi i ri shqiptar na ndjek me vëmendje. Këtu keni specialistë që do t’ju tregojnë që në çdo progres do të gjeni gjithmonë fjalët e mira, ku do të thuhet progres në rrite, të gjitha termat që na japin partnerët evropian për të na motivuar pak që ne duhet të vazhdojmë. Çështje është ku jemi…Do ishte mirë që atje ku ka përmirësime t’i themi, por edhe ju atje ku nuk ka arritje t’i thoni. Patjetër që jeta kjo është shkëmbim marrje dhe dhënie…Kjo është lojë sepse viti i 9, dy mandate, i treti tani që Shqipëria nuk u hap negociata. Në 2013 dy produkte për shqiptarët ishin arritur, ju s’keni bërë asgjë tjetër deri më tani. Çfarë përfitojnë shqiptarët nga tryeza të pafundme që jemi ulur ne këtu. Në këto 8-9 vite zero përfitime sa i përket BE. Sot kemi një problem të madh të përdorimit të drogërave në shkolla. Shqetësimi i madh i familjeve shqiptarë është se nuk është marrë asnjë masë deri më tani”, shprehu Duma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit