-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhen provat për masakrën e Mejës, janë pyetur 126 dëshmitarë

Kryesoret

Prokurorja e Shtetit, Drita Hajdari, kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes në lidhje me masakrën e Mejës ne komunën e Gjakovës.

Gjatë ditës, ekipi i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, kanë shikuar dhe lokalizuar vendet ku janë kryer krimet, si dhe kanë siguruar provat e nevojshme lidhur me këtë krim. Prokurorja, Drita Hajdari, gjatë vizitës në Mejë, saktësoi se sipas informatave aktuale, në këtë masakër “janë vrarë 376 persona. Shumica e mbetjeve mortore janë gjetur, ndërsa disa persona janë ende të zhdukur”.

Sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale, prokurorja Hajdari potencoi faktin se “gjatë operacioneve ushtarake dhe policore të ushtrisë jugosllave, përveç vrasjeve të shumta janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, si djegia e shtëpive dhe plaçkitja e popullsisë civile si dhe dëme tjera materiale”.

Prokurorja speciale edhe kësaj radhe sqaroi se misioni EULEX ishte përgjegjës për procedimin e krimeve të luftës.

“EULEX ka filluar hetime për këto krime dhe në një moment janë pezulluar ato. Edhe pse rastet e krimeve të luftës ishin në kompetencë të PSRK-së, një kohë të gjatë ligji nuk lejonte të rihapeshin hetimet. Mirëpo, me ndryshimin e fundit të Ligjit për gjykim në mungesë, na është mundësuar rihapja e hetimeve dhe tani jemi këtu në vendin e krimit, me policinë dhe forenzikën, për të lokalizuar vendet ku janë kryer krimet dhe për t’i siguruar provat e nevojshme”, theksoi ajo duke shtuar se deri më tani janë dëgjuar 126 dëshmitarë, ndërsa pritet të dëgjohet edhe një numër i madh dëshmitarësh të tjerë.

Sipas tyre, Prokuroria Speciale deri më tani ka arritur të identifikojë një numër të madh të kryerësve të këtij krimi si dhe të atyre që dhanë urdhrin dhe organizuan këtë krim.

Masakra e Mejës është një prej masakrave më të rënda që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, dhe si e tillë paraqet një rast shumë kompleks, i cili kërkon shumë punë dhe përkushtim për të dokumentuar krimin dhe për t’i sjellë kryesit para drejtësisë.​/GazetaExpress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit