-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita në Kosovë, nuk do ta votojë procesin për përzgjedhjen e Bordit të OSHP-së

Kryesoret

Sërish përzgjedhja e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka nxitur debat mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, deklaroi se që nga marsi 2021, OSHP është pa bord funksional.

Sipas tij, ligji për OSHP-në nuk e obligon Qeverinë të shpallë konkurs.

“Qeveria çfarë bën? Shpallë konkurs dhe pasi të mbyllet i shton edhe tre emra të tjerë. Për ta shtuar paradoksin dy orë para se kjo të vijë në votim qeveria shtoi edhe një propozim. Çfarë po ndodh me këtë qeveri? Nuk respekton as praktiken as ligjin”.

“Edhe organizon konkurs edhe propozon emra jashtë konkursit. I bije që kryeministri ka emra të përveçëm që ka blerë më shumë se ata që kanë konkurruar. Për këtë shkak ne nuk mund të votojmë dhe nuk bëhemi pjesë e kësaj loje të pakuptimte që tregon qëllimin për kapjen e këtij institucioni”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ka deklaruar se qeveria i ka dëgjuar miqtë ndërkombëtar dhe ka propozuar jashtë konkursit njerëz.

“Kryeministrit nuk i ka pëlqyer konkursi dhe emirat në të, sot na erdhi edhe i katërti. Prej Amerike ka organizuar mbledhje të qeverisë për ta propozuar edhe emrin e katërt”, ka thënë ai.

Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila theksoi se në e Freedom House është përmirësuar Qeverisja në Kosovë.

Sipas saj, nuk mund ta prishim një praktikë që tregon rezultat pozitiv.

“Nëse duan destruktivitet le të provojnë metoda të tjera. Mos të dalin dhe të vendosin fajin tjetër kund për arsye se sot është një proces i rëndësishëm. Ftoj deputetët të votojnë propozimin e KGJK-së për përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së për zhbllokimin e qindra-mijëra eurove”, ka thënë Kusari-Lila.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit