Ajas Sulejmani, drejtuesi i makinës që përplasi një çift dhe foshnjën e tyre mbi vijat e bardha në Rrugën e Kavajës, është shprehur se është i pafajshëm në sallën e gjyqit ku pritej të jepej masa e sigurisë.
Ai u shpreh se nuk përdorë drogë dhe testin e bëra nga policia e quajti të pavërtetë. Sulejmani theksoi më tej se nuk ka qenë më shumë se 40 kilometra në orë, por aksidenti ka ndodhur pasi nuk i kanë punuar frenat.
“Nuk kam qenë shpejt. Nuk kam qenë më shumë se 40 kilometra në orë. Testi i drogës nuk është real. Nuk punuan frenat. S’kam faj. Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku. Unë nuk përdor drogë”, tha Sulejmani.
Ndërkohë, gjykata ka shtyrë për të enjten në orën 09:15 dhënien e masës së sigurisë për Sulejmanin.