Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.K, në Gramsh, pasi ky i fundit ka goditur më dorezë metalike një 39-vjecar në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim.
Njoftim
Elbasan – Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në lagjen “Sporti”, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.