Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar zyrtarin e lartë për Politikat e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përpara darkës joformale që do të zhvillohet mes përfaqësuesit evropian dhe liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ka qenë një takim i ngrohtë mes Ramës dhe Borrellit.
Ndërsa, dy politikanët, janë ulur po ashtu edhe për një takim kokë më kokë, përpara shtrimit të tryezës.