-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të rinjtë e LRI-së hartojnë paketën me 8 propozime për Ministrinë e Arsimit

Kryesoret

Të rinjtë e LRI-së, kanë hartuar një paketë me propozime lidhur me problematikat e nxënësve të gjimnazeve.

Në një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm, ata evidentuan dy prej problemeve kryesore, mungesa e orëve të Këshillimit të Karrierës dhe mungesa e laboratorëve të kompjuterëve në shkolla. Paketa e tyre përmban 8 propozime, të cilën të rinjtë e LRI-së do e dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit.

Deklarata e LRI-së:

Lëvizja Rinore për Integrim, për të disatin vit radhazi organizoi takimin mbi problemet e arsimit të mesëm dhe maturës shtetërore të shtunen më datë 7 maj 2022. Gjatë një periudhe 2 mujore, kemi qenë në kontakt të përditshëm me maturantët në të giithë gjimnazet e Tiranës, duke dëgjuar problematikat me të cilat ata hasen, nëpërmjet të rinjve të LRI në këto gjimnaze  por dhe nëpërmjet një pyetësori ku janë përgjigjur rreth 500 gjimnazistë.

Nga analizimi i përgjigjeve të konstatuara, të cilat janë të paraqitura në këtë paketë propozimesh të cilën do ta dorëzojmë në ministri, problematikat kryesore të maturantëve por dhe të nxënësve të arsimit të mesëm në përgjithësi, lidhen me orët e këshillimit të karrieres, ku pjesa dërrmuese e të anektuarve janë shprehur se kanë pjesërisht apo aspak informacion mbi mundësitë që ofron tregu i punës në Shqipëri. Gjithashtu pjesë të shqetësimeve me të cilat ata hasen janë dhe mungesa e laboratorëve në shkolla, apo përmbajtja e teksteve mësimore në kurrikulen e re të arsimit të mesëm, e cila nuk përputhet me përmbajtjen e programit të universiteteve, duke sjellë një boshllëk në njohuritë dhe performancën e tyre në të ardhmen.

Bazuar në këto shqetësime, ne kemi hartuar disa propozime në bashkëpunim me ekspertët tanë të arsimit:

1.Implementimi i lëndës “Këshillim i Karrierës” në kurrikul përgjatë vitit të parë të gjimnazit.

2.Ndërhyrja në sistemin e rankimit të kandidatëve për degët e universiteteve, duke u dhënë përparësi ose, duke u vendosur një koefiçent të njejtë me gjimnazistët e shkollave të përgjithshme, nxënësve të arsimit profesional për degët simotra për të cilat aplikojnë ne fakultete.

3.Përshtatja e librave të arsimit të mesëm me programin e arsimit të lartë.

4.Buxheti për arsimin për vitin pasardhës të investohet në ndërtimin e laboratorëve dhe sallave kompjuterike.

5.Hartimi i një plani mësimor ku orët e laboratorit dhe të praktikës të jenë të detyrueshme në fund të çdo kapitulli, konkretisht në lëndët: kimi, fizikë, biologji.

6.Implementimi në kurrikul i lëndës “Psikologji” për të gjitha klasat.

7.Tezat e Maturës Shtetërore të jenë të bazuara në programin e përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

8.Të krijohet një komision për ndryshimin e notës pas rikorigjimit të provimit të Maturës Shtetërore.

Si një forum rinor që beson fort se të rinjtë në Shqiperi duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes, jo si dekor i takimeve të pushtetarëve, por si grup interesi, ne nuk do të ndalojmë vetëm në këto propozime, por e ftojmë ministren e arsimit në një tryeze, për të diskutuar mbi propozimet tona.

Ne jemi të sigurt se plaga e madhe me të cilën po perballet vendi, largimi i të rinjve, ka si pikënisje cilësinë e arsimit në vend, duke vazhduar më pas me mungesën e një pune dinjitoze e të mirëpaguar. Prandaj ne, të rinjtë e LRI, jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjet për t’u ofruar bashkëmoshatarëve arsim cilësor, jo vetëm si një të drejtë thelbësore, por dhe si garanci për një të ardhme të sigurt në vendin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit