Laert Pasha, zyrtar i Kadastrës së Sarandës është arrestuar për korrupsion pas denoncimeve. 41 vjeçari, banues në Sarandë ishte me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë.
Rasti u denoncua nga emision investigativ, ku një pronari hoteli në Sarandë tha se i kishin premtuar legalizimin përmes korrupsionit.
Pas 3 vitesh, denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pashën, ish-drejtorin e Legalizimit që tani në Kadastër punon si specialist, këtë here i kërkon 4000 Euro për nxjerrjen e hipotekës së hotelit.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se u kërkon falje qytetarëve për këtë rast abuzimi.