-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Po ta kishit anëtarësuar Ukrainën në NATO, sot nuk do të kishte luftë

Kryesoret

Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s. Kështu është shprehur ditën e sotme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris, ndërsa fliste përmes një video-konference.

Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij është gati për të zhvilluar negociata “për sa kohë që nuk është shumë vonë”, raporton CNN.

Ai shtoi: “Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur, raste përdhunimi, me çdo mizori të re, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia e duke e zgjidhur këtë çështje në mënyrë diplomatike”.

Kujtojmë se Rusia prej kohësh ka qenë kundër zgjerimit të NATO-s dhe anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, dhe e ka akuzuar NATO-n për fushatë aktive ushtarake në territoret ngjitur me Rusinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit